E premte, 31 Janar, 2025

Këshilli i Prindërve i Kosovës vjen me paralajmërimin e fundit për Nagavcin

- Advertisement1-

Këshilli i Prindërve i Kosovës i ka kërkuar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, që të sigurohet që fëmijët të furnizohen me libra shkollorë para nisjes së procesit mësimor, pra 1 shtatorit; në të kundërtën, kanë paralajmëruar “veprime të tjera”.

KPP ka njoftuar se sot kanë mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar edhe debati mbi furnizimin me libra, me ç’rast kanë theksuar shqetësimin e tyre se ideja e MASHT mund të mos funksionojë.

- Advertisement -

“Kjo metodë mund të dështoj kur dihet se shumë prindër nuk kanë llogari në platformën e-Kosova, apo edhe kanë probleme me përdorimin dhe qasjen në pajisje të TI-së; Po ashtu, problem tjetër i identifikuar është mos posedimi i llogarive bankare”, thuhet në njoftim.

Ata kanë kërkuar zgjidhje të shpejtë dhe praktike të këtij problemi, ose në të kundërtën parashohin veprime të tjera sipas nevojës.

“Nëse nuk sigurohen librat me kohë, nga Ministria e Arsimit sikur vitet paraprake, Këshilli i Prindërve të Prishtinës do të shqyrtoj veprime tjera konform situatës së krijuar!”, përfundon njoftimi i KPP-së.

Ndërkohë, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nesër pasdite ose të enjten në mëngjes jepet verdikti përfundimtar lidhur me furnizimin me libra.

“Përfundimisht Qeveria do të sigurojë tekstet për fëmijët duke marrë përsipër të gjitha obligimet financiare sipas ligjit. Jemi duke e shqyrtuar, jemi me gjithçka gati. Vendimin përfundimtar do ta bëjmë publik nesër pasdite apo të enjten në mëngjes”, tha për RTK-në, ministrja Nagavci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Reagon shkolla “Abdullah Shabani”, në Mitrovicë: Nuk është e vërtetë që 11-vjeçari është rrahur e kërcënuar

Shkolla “Abdullah Shabani”, në Mitrovicë, ka demantuar rastin e nënës vetushqyese, e cila deklaroi...

Nëna nga Mitrovica: Djali im po kërcënohet me armë të ftohta nga bashkëmoshatarët e tij të shkollës

Një nënë vetëushqyese nga Mitrovica e Veriut është ankuar për bullizimin dhe dhunën që...

Kualifikimi i mësuesve 2025/ Afati i dorëzimit të dosjeve, kriteret, dhe programet orientuese

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar një udhëzim të rëndësishëm lidhur me procesin...

Ekzekutohen pagat me rritje për sektorin publik, 55 euro më shumë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar me rritje pagat në...