Këshilli i Mësimdhënësve në shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren diskuton arritjet dhe sfidat

- Advertisement5 -

Në shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren është mbajtur mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve, me ç’rast është përmbyllur periudha e parë e gjysmëvjetorit të dytë për vitin shkollor 2025/2026.

- paragrafi 1 -

Gjatë këtij takimi është bërë një pasqyrë e përgjithshme e punës së realizuar, duke u theksuar arritjet dhe sfidat që kanë shoqëruar këtë periudhë mësimore.

- Advertisement - M1

Sipas njoftimit të shkollës, kjo periudhë është karakterizuar me një sërë aktivitetesh edukative, kulturore dhe sociale, si dhe me suksese të nxënësve në procesin mësimor, gara sportive dhe aktivitete artistike.

Njoftimi i shkollës:

Shkolla Fillore “Abdyl Frashëri” – Prizren

- Advertisement - m2

📘 Me mbledhjen e Këshillit të Mësimdhënësve përfunduam periudhën e parë të gjysmëvjetorit të dytë për vitin shkollor 2025/2026, duke bërë një pasqyrë të punës, arritjeve dhe sfidave të kësaj periudhe.

🎓 Kjo periudhë u karakterizua me aktivitete të shumta edukative, kulturore dhe sociale, si dhe me suksese të nxënësve në mësime, gara sportive dhe aktivitete artistike. Këto janë rezultat i angazhimit të stafit dhe përkushtimit të nxënësve, me fokus të veçantë në suksesin, disiplinën dhe vijueshmërinë.

🤝 U theksua rëndësia e bashkëpunimit me prindërit si faktor kyç për suksesin e nxwnwsve dhe shkollës.

📝 Procesi i vlerësimit për rilicencimin e mësimdhënësve po vazhdon me përkushtim dhe profesionalizëm.

💬 Të dashur nxënës, pas një periudhe mësimore kanë ardhur pushimet e pranverës. Shfrytëzojini për të rifituar energji, për të lexuar dhe për të pushuar mendjen dhe trupin.

🌸 Pushime të këndshme pranverore dhe shumë shëndet!