E diel, 23 Shkurt, 2025

Këshilli i Filologjikut suspendon dy studente, “seksere” të profesorit Bekim Bejta

- Advertisement1-

Dy studente janë suspenduar për 6 muaj nga Fakulteti Filologjik për shkelje të rënda disiplinore. Ato krijuan një grup në Viber, ku u mundësuan studentëve t’i përmirësojnë notat te profesori i suspenduar Bekim Bejta. Sipas vendimit, studentet e pranuan fajin.

Këshilli i Fakultetit Filologjik ka suspenduar dy studente për 6 muaj, me arsyetimin se kryen shkelje të rënda disiplinore.

- Advertisement -

Studentet e suspenduara kanë krijuar një grup në rrjetin social Viber, ku u ofruan kolegëve të tyre studentë mundësinë që t’i përmirësojnë notat në lëndët që ligjëron profesori Bekim Bejta, falë afërsisë me të.

Në vendim thuhet se studentet e kanë pranuar fajin.

“Studentëve t’u shqiptohet masë disiplinore, e cila parashihet në nenin 13, respektivisht paragrafi 1. Pika d. Ndalim i përkohshëm nga fakulteti për 6 muaj, gjatë kohëzgjatjes së masës disiplinore studentëve L.V. dhe E.B. u ndalohet qasja në objektin e Fakultetit të Filologjisë ku i ndjekin studimet, si dhe qasja në platformat zyrtare elektronike”, thuhet në vendimin e Këshillit të Fakultetit Filologjik.
Vendimi për studentet është futur në fuqi më 25 korrik dhe do të zgjasë deri më 25 janar.

Në mesazhet e publikuara në emisionin “Konfront” në KTV, muaj më parë, njëra nga studentet i njoftoi kolegët se arsyeja e ftesës në grupin në Viber, është mundësia e përmirësimit të notave te profesori Bejta.

Ato pretendonin për ndikim të madh te profesori.

Pra, ju e dini për ndikimin që kemi ne, unë dhe Eda në secilën lëndë të profesorit dhe gjithashtu duke përfshirë raportin me të. Pra të gjithë ju do të kaloni… edhe pse ai ishte shumë i inatosur me disa nga ju, ne ia kemi dalë që të flasim me të dhe ne kemi vendosur që t’ju kalojmë”, thuhet ndër të tjera në muhabetin që është bërë në këtë grup të Viberit.

- Advertisement -rrrrrrr

Një muaj më parë, profesori Bejta njoftoi Senatin e Universitetit të Prishtinës për dorëheqjen. Ai ishte i suspenduar për 6 muaj.

/KOHA/

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....