Me moton “Festojmë kuq e zi”, në shkollën fillore të mesme të ulët “Pjetër Bogdani” në Prishtinë është mbajtur mbledhja e Këshillit Artistik, ku morën pjesë kryesia dhe anëtarët e tij.
Në këtë takim morën pjesë kryesia dhe anëtarët e këshillit, të cilët diskutuan dhe planifikuan aktivitetet festive që do të organizohen me rastin e Ditës së Flamurit.
Gjatë mbledhjes u theksua rëndësia e përgatitjeve të përbashkëta dhe u prezantuan ide të shumta kreative për të shënuar 28 Nëntorin.
Në njoftim thuhet se “atmosfera e bashkëpunimit dhe energjia pozitive karakterizuan punën e këshillit, i cili synon të realizojë një program të pasur artistik për nder të festës kombëtare”.
Festimet pritet të kulmojnë me një program të veçantë artistik më 28 nëntor, ku do të marrin pjesë nxënës, prindër dhe mysafirë të ftuar.