Këshilla: Si t’i shmangim aksidentet me fishekzjarrët

- Advertisement -

Në festën e ndërrimit të moteve, fishekzjarrët janë shumë të përdorura.

- paragrafi 1 -

Njerëzit festojnë në mënyra të ndryshme, por shumica e tyre kanë një gjë të përbashkët; ndezin fishekzjarrë, shkruan lajmi.net.

- Advertisement -

Në Kosovë, por edhe nëpër botë, secilin vit regjistrohen aksidente të shumta me fishekzjarrët.

Por, si t’i shmangim këto aksidente? Më poshtë lajmi.net ua përcjell disa këshilla.

  • Kurrë mos qëndroni mbi fishekzjarrë të ndezura. Kthehuni në distancë të sigurt menjëherë pas ndezjes së tyre.
  • Nëse gjeni fishekzjarrë të pashpërthyera, lërini ashtu. Asnjëherë mos tentoni t’i rindizni. Lagini me ujë dhe hidhni te mbeturinat.
  • Mbani një kovë me ujë ose një zorrë kopshti afër zonës ku jeni duke ndezur fishekzjarrët.
  • Asnjëherë mos i drejtoni ose hidhni fishekzjarrët drejt një personi tjetër.
  • Ndizni fishekzjarrët një nga një dhe më pas largohuni shpejtë prej tyre.
  • Përdorni fishekzjarrët vetëm në ambiente të jashtme.