Është shumë e rëndësishme që fëmiu juaj krahas rritjes dhe edukimit të tij, t’a zhvillojë edhe ndjenjën e vetëbesimit.
Ju si prindër, padyshim që keni rol dhe përgjegjësi të madhe në këtë aspekt. Në vijim, i gjeni disa prej këshillave për mbjelljen e vetëbesimit tek fëmiu juaj:
Lavdëroje fëmiun tënd para të tjerëve;
Mos e lejo që ashpër ta kritikoj veten e tij;
Thuaji ‘të lutem’ apo ‘faleminderit’;
Trajtoje si fëmijë dhe mundësoja që ta jetoj fëmijërinë e tij si i tillë;
Mësoje që t’i merr vendimet në mënyrë të pavarur;
Mësoja notin;
Bëje musafir nderi në ndonjë rast të veçantë;
Pyete për mendimin e tij dhe merre atë parasysh aty ku është e mundur;
Bëji një vend të posaçëm në dhomë për punët e tij dhe shkruaj emrin e tij në të arriturat e tij;
Ndihmoje dhe udhëzoje në zgjedhjen e shoqërisë;
Bëje të ndihet se edhe ai ka vend të veçantë, rëndësi dhe aftësi;
Mësoje si të shprehet dhe të paraqes idetë e tij tek të tjerët;
Mësoje si t’i lexoj të dhënat dhe si t’i praktikojë ato;
Mësoje si të vendosë për veten e tij parime dhe ndjenjën e përgjegjësisë;
Mundohu të jesh gjithmonë aty për të dhe t’i përgjigjesh të gjitha pyetjeve të tij;
Mundohu t’i realizosh premtimet që i’a jep;
Lavdëroje punën dhe të arriturat e tij;
Kushtoja të paktën një ditë duke i bërë surpriza që e gëzojnë.