Nga Zihnie Kaçaniku Gurmani
Këshilla për të tërhequr dhe mbajtur vëmendjen e nxënësve gjatë orës mësimore:
– Përpiloni plane praktike mësimore sipas natyrës se nxënësit rrjedhimisht klasës dhe jo plan program shabllon për të gjithë.
– Inkurajoni dhe lejoni që nxënësit tuaj të ngriten nga vendi dhe lëvizin.
– Ndryshoni strukturat dhe renditjen ne klasë dhe të pjesëmarrjes së tyre.
– Përdorni shpesh mjete konkretizimi vizuale.
– Kufizoni sasinë e kohës që kaloni duke folur.
– Ofroni mundësi për të mësuar në bashkëpunim.
– Lejoni nxënësit tuaj të ndajnë rregullisht atë që mendojnë.
☆ Dhe sa i perket edukimit patjetër baza e saj rrjedh nga familja dhe gërshetohet me institucionin.
Hulumtimet tregojnë se kur një qasje partneriteti midis prindërve dhe mësuesve është e dukshme, përmirësohen aftësitë e punës së fëmijëve, qëndrimet mbi shkollën dhe notat. Ata demonstrojnë aftësi më të mira sociale, më pak probleme të sjelljes dhe një aftësi më të madhe për t’u përshtatur me situatat dhe për të vepruar së bashku.