E diel, 24 Nëntor, 2024

Këshilla për nënat e binjakëve: Gjithçka që duhet të dini për ushqimin me gji të dy foshnjave

- Advertisement1-

Lumturi e dyfishtë, por edhe kujdes i dyfishtë.


Vetë akti i ushqyerjes me gji është krejtësisht i njëjtë, pavarësisht nga numri i foshnjave që keni.

- Advertisement -

Nëse nuk jeni e sigurt se si t’i përballoni të gjitha këto dhe keni vështirësi, gjithmonë mund të kërkoni ndihmë dhe këshilla nga mjeku, transmeton Telegrafi.

A duhet të ushqehen binjakët në të njëjtën kohë?

Në fillim, do të ishte mirë që t’i ushqeni me gji veç e veç, sepse në këtë mënyrë do të keni një pasqyrë se si ushqehet fëmija, për sa kohë, a ka ndonjë vështirësi.

Kur të njihni plotësisht të vegjlit, atëherë do të mund të ndryshonit mënyrën e ushqimit të tyre. Është më mirë të zgjidhni atë që juve ju përshtatet më shumë.

Cila pozitë e ushqimit me gji është më e mira kur ushqeheni binjakët?

Kur u jepni gji binjakëve ndërsa jeni ulur, vendosni një jastëk në secilën anë. Vendosni jastëkun e tretë në prehër dhe vendosni foshnjat në një pozicion të shtrirë mbi të. Ndërsa janë në shpinë, ju ua mbani kokën me duar.

- Advertisement -rrrrrrr

Bebet gjithashtu mund të kthehen drejt njëri-tjetrit duke kryqëzuar këmbët.

Si të përfshihet babai në ushqyerjen e foshnjës?

Roli i babait është gjithashtu shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për ushqimin e foshnjës.

Ka shumë mënyra për të përfshirë partnerin tuaj në ushqyerjen me gji.

Si mund të ndihmojë babai?

– Mund të ndjekë orarin dhe kohën e dhënies së gjirit për ju
– Ju jep kohë shtesë për pushim
– Përqafon bebet ndërsa ju pushoni
– Ai është më i përfshirë në punët e shtëpisë dhe përgjegjësitë e bebeve
– Ai ju përgatit ushqimin ndërsa ju ushqeni foshnjat
– Nëse përdorni shishe, natyrisht, ai mund të ushqejë foshnjat

Edhe pse tingëllon si një sfidë e madhe, shumë nëna ia dalin ta bëjnë, dhe në shumë mënyra të ndryshme. Disa prej tyre thjesht ushqejnë me gji, të tjerat përdorin një pompë, ndërsa disa shtojnë një formulë të adaptuar të qumështit si shtesë.

Një dietë e ekuilibruar dhe mbështetje e vitaminave për trupin e nënës gjatë laktacionit janë jashtëzakonisht të rëndësishme, si për shkak të laktacionit ashtu edhe për shkak të imunitetit të mirë të nënës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...