E diel, 24 Nëntor, 2024

Këshilla më e re kundër Covid: Hapni dritaret çdo orë nga dhjetë minuta

- Advertisement1-

Njerëzve u kërkohet të hapin dritaret e tyre 10 minuta çdo një orë kur janë duke qëndruar në shtëpi në përpjekjen më praktike për të ndaluar përhapjen e Covid-19 me afrimin e dimrit.


Mjekët dhe shkencëtarët po mbështesin një fushatë të financuar nga qeveria britanike në të gjitha platformat mediatike për të inkurajuar njerëzit të ajrosin shtëpinë e tyre në përpjekje për të ndaluar shpërndarjen e grimcave të virusit.

- Advertisement -

Fushata do të përfshijë një video të shkurtër që u kërkon njerëzve të “ndalojnë së bashku Covid-19” dhe tregon se si koronavirusi mund të përhapet në një hapësirë ​​të mbyllur ku një person i infektuar po flet me dikë tjetër, kur grimcat e virusit qëndrojnë në ajër dhe më pas i kalojnë dikujt tjetër

Dr Thomas Waite, zëvendës shef mjekësor për Anglinë, tha: “Veprime të vogla por të rëndësishme mund të na ndihmojnë kundër Covid-19. Marrja e vaksinave, mbajtja e maskës në hapësira të mbyllura dhe zhvillimi i testeve të rregullta për Covid-19, të gjitha bëjnë një ndryshim të rëndësishëm, por është gjithashtu thelbësore që të mos anashkalojmë rëndësinë e ajrosjes

Me afrimin e shpejtë të dimrit kur njerëzit kalojnë më shumë kohë brenda, është jetike që të gjithë të kuptojnë rëndësinë e ajrosjes, si hapja e rregullt e dritareve – edhe nëse vetëm për disa minuta – për të mbajtur ajrin në lëvizje dhe për të parandaluar infeksionet.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social po u kërkon njerëzve që ta marrin ajrosjen më seriozisht pasi një sondazh i 3000 njerëzve në Angli zbuloi se 64% nuk e dinë se hapja e dritareve ndihmon në kufizimin e përhapjes së Covid-it dhe vetëm 29% e bëjnë këtë kur kanë vizitorë në shtëpinë e tyre.

Ekspertët e përfshirë në nxitjen e procesit të ajrosjes shpresojnë të rrisin ndërgjegjësimin për hapjen e dritareve, veçanërisht në ambiente të mbyllura ku do të ketë shumë njerëz.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...