Këshilla e Shkurte Fejzës për të gjitha femrat: Mos i imitoni të tjerët as mos i merrni lakmi askujt, bëhuni vetvetja

- Advertisement -

Emri dhe zëri i saj është i njohur në gjithë shqiptarinë. Me të drejtë quhet bilbili i këngës shqipe. Me zërin e saj dhe këngët si “Oj Kosovë oj Nëna ime”, por dhe të tjera, ajo mbajti gjallë idealin për liri, barazi dhe bashkim kombëtar në kohët më të errëta të Kosovës.

- paragrafi 1 -

Të gjithë mund ta kuptoni se fjala është për Shkurte Fejzën, këngëtaren e madhe shqiptare.

- Advertisement -

Ajo në një intervistë ekskluzive dhënë për“Kids of Kosova” ka dhënë një këshillë mjaft të vlefshme për femrat shqiptare.

“Unë këshillat do t’ua jap ashtu siç kam vepruar me fëmijët e mi dhe si i kam këshilluar ata. Këto këshilla i kam edhe për të gjitha të rejat e vendit tim, sepse të gjithë fëmijët e Kosovës janë fëmijët tanë”.

“Hapni shtigjet tuaja mos imitoni të tjerët  as mos ia merrni lakmi askujt, bëhuni vetvetja. Tani kohët e fundit po promovohet llumi i shoqërise kosovare duke e quajtur vetën si artist e këngëtar me llojlloj performance nëpër klube të natës, duke imituar metropolet botërore dhe prezantohen në televizionet tona që jam e sigurt se edhe nëpër ato vende që kopjohet modeli, këto fenomene nuk shfaqen nëpër televizionet e tyre publike e kombëtare”, ka thënë Shkurte Fejza. (Kids of Kosova)