E hënë, 20 Janar, 2025

Kërkohet që të enjten të votohet ngritja e vlerës së koeficientit

- Advertisement1-

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se të enjten, kur edhe pritet të mbahet seanca e kuvendit, do të kërkojnë ngritjen e vlerës së koeficientit në 120 euro.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka kërkuar nga ekzekutivi që t’i marrë për bazë kërkesat e sindikatave, duke thënë se vlera e koeficientit prej 105 euro nuk është reale, marrë parasysh gjendjen ekonomike.

- Advertisement -

“Besoj se mazhoranca do të këndellet karshi kërkesave nga sindikatat. Kërkoj që të enjten të pajtohen me propozimet dhe të shkojë në ngritje të vlerës së koeficientit”.Tahiri gjithashtu ka kërkuar që të mos mbetet anash as sektori privat, i cili, sipas tij, është në gjendje të rëndë si pasojë e mungesës së investimeve.

“Ky duhet të jetë shqetësim i madh për kryeministrin Kurti e presidenten Osmani dhe besoj se duhet të reflektojnë edhe karshi sektorit publik. Gjendje të rëndë e kemi edhe sektorin privat si pasojë e mungesës së investimeve. Rreth 700 milionë euro kanë mbetur në llogarinë bankare të Qeverisë dhe kjo ka ndikuar në kontratat që të mbesin pezull”, ka thënë Tahiri.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...