E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Kërkohet plan nga komunat për parandalimin e braktisjes së shkollimit

- Advertisement1-

Organizata joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, i ka dorëzuar 11 kërkesa në Drejtoritë Komunale të Arsimit duke kërkuar “Hartimin e Planit të Veprimit Komunal Kundër Braktisjes dhe Mosregjistrimit të Shkollës” në komunat si: Prishtinë, Mitrovicë, Obiliq, Rahovec, Suharekë, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Podujevë, Istog dhe Klinë.

“Organizata jonë është e përkushtuar për përmirësimin e jetës së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, dhe për këtë arsye kërkojmë hartimin e një plani të veçantë për të parandaluar dhe adresuar problemin e braktisjes së shkollës, i cili vazhdon të jetë një shqetësim i madh, veçanërisht për këto komunitete. Sipas statistikave të vitit 2019 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe UNICEF, vetëm 84% e fëmijëve të këtyre komuniteteve vijojnë shkollimin fillor, ndërsa ky numër bie ndjeshëm në ciklin e mesëm të ulët dhe në shkollimin e mesëm të lartë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Kjo organizatë ka kërkuar mbështetjen e institucioneve për të siguruar qasje gjithëpërfshirëse në arsim.

“Ne kërkojmë mbështetjen e institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar qasje të barabartë dhe gjithëpërfshirëse në arsim, duke garantuar një të ardhme më të mirë për të gjithë fëmijët e Kosovës. Bashkë mund t’i japim fund braktisjes së shkollës dhe të sigurojmë një arsim cilësor për të gjithë fëmijët tanë!”, thuhet në njoftim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...