E premte, 17 Janar, 2025

Kërkohet ndihmë për nxënësit në Shkollën Shqipe në Gjenevë

- Advertisement1-

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjenevë ka kërkuar ndihmë për nxënësit në Shkollën Shqipe.

Sipas njoftimit, ndihma kërkohet për shumë prindër të komunitetit në Zvicër, të cilët nuk kanë mundësi të kontribuojnë financiarisht.

- Advertisement -

“LAPSH punon pa pushim për t’u ofruar fëmijëve shqiptarë një mësimdhënie në gjuhën e tyre amtare, e cila është thelbësore për zhvillimin e tyre dhe ruajtjen e identitetin e tyre shqiptar! Fatkeqësisht, shumë prindër të komunitetit tonë nuk mund të kontribuojnë financiarisht për shkak të vështirësive ekonomike. Donacionet tuaja sigurojnë që çdo fëmijë, pavarësisht rrethanave, të ketë qasje në një arsimim dygjuhësor cilësor”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.

Tutje, sipas njoftimit, kontributet tuaja mundësojnë:

Garantimin e qasjes në një arsimim dygjuhësor të cilësisë së lartë për të gjithë fëmijët, pavarësisht nga situata e tyre ekonomike.

Forcimin e zotërimit të gjuhës shqipe, që i ndihmon ata gjithashtu të mësojnë më mirë gjuhët e tjera dhe të kenë sukses në shkollë.

Ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe përcjelljen e vlerave të forta brezave të ardhshëm.

Bëhet e ditur se donacioni është i zbritshëm nga tatimet.

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Hapet shkolla shqipe “ILIRIA” në Walthamstow të Londrës

Është hapur shkolla shqipe "ILIRIA" në Walthamstow, Londër. Në hapjen e saj ka marrë...

Hapet shkolla e parë shqipe në Manchester të Anglisë

Muaji nëntor i këtij viti ishte mjaft i suksesshëm për shqiptarët e Anglisë, pasi...

Hapet shkolla shqipe në komunën Saxon të Zvicrës

Hapja e shkollave shqipe Hapja e shkollave shqipe në Zvicër tani më është bërë kryefjalë...

Hapet shkolla shqipe në Londër, mbi 7 mijë nxënës mësojnë shqip

Në Londër të Britanisë së Madhe është hapur një shkollë shqipe. Ministri i Shtetit për...