E diel, 24 Nëntor, 2024

Kërkohet dorëheqja e rektorit të dhe Këshillit Drejtues të UP-së, Qerim Qerimi

- Advertisement1-

Unioni Demokratik Studentor (USD)ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili shpalli të paligjshme pjesëmarrjen e senatorëve të rinj studentë para se t’ju fillojë mandati në seancën për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues nga radhët e UP-së në qershor të vitit 2022.

Pas këtij aktgjykimi, Unioni Demokratik Studentor kërkon që nga rektori i UP-së, Këshilli drejtues si dhe Sekretari i përgjithshëm të japin dorëheqje.

- Advertisement -

Festim Tasholli nga Unioni Demokratik Studentor, këtë parregullsi e ka quajtur skenar të përgatitur siç tha ai nga grupe të interesit për të cilin ka qenë në dijeni edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Ky skenar ka qenë bukur mirë i përgatitur nga grupe të interesit që veprojnë në universitetin e Prishtinës për të cilin në dijeni ka qenë edhe ministrja e Arsimit e cila nuk ka marrë asnjë masë ndaj këtyre veprimeve. Ne kërkojmë që Këshilli drejtues, sekretari i përgjithshëm si dhe rektori i universitetit të japin dorëheqje tashmë kur pretendimet tona janë të vërtetuara edhe me vendim gjyqësor”, tha Tasholli

Tasholli tha se në mbledhjet e Senatit të UP-së për zgjedhjen e Këshillit drejtues, unionit i është ndaluar hyrja në objektin e rektorit të UP-së.

“Dje kemi pranuar një aktgjykim nga Gjykata Themelore departamenti për çështje administrative ku është aprovuar si e bazuar padia jonë, ndaj Universitet “Hasan Prishtina” në rastin e zgjedhjeve të anëtarëve të Këshillit drejtues, më 24 qershor të vitit të kaluar neve kundërligjshëm me ndihmën e forcave të shumta policore na është ndaluar hyrja në objektin e Rektoratit ku po mbahej mbledhja e senatit me pikën e rendit të ditës zgjedhja e anëtarëve te rijnë të këshillit drejtues”, theksoi ai.

Tasholli theksoi po ashtu se përpos dorëheqjes së Këshillit drejtues të UP-së, kërkojnë që të anulohen të gjitha vendimet që i ka marrë ky këshill.

“Po ashtu, përpos dorëheqjes së tyre, ne kërkojmë që të gjitha vendimet që i ka marrë këshilli drejtues nga moment zgjedhjes të anulohen, këto veprime përfshijnë zgjedhjen e rektorit si dhe statutin e Universitetit të Prishtinës. Ne nuk do të ndalemi dhe do të jemi këmbëngulës deri sa vendimi i gjykatës të zbatohet nga organet përgjegjëse në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”“, u shpreh Tasholli.

- Advertisement -rrrrrrr

Po ashtu nga UDS u shprehën se i besojnë organeve gjyqësore dhe nuk do të ndërmarrin ndonjë veprim tjetër, në mënyrë që të mos dëmtohet Universiteti.

Gjatë ditës edhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) nëpër mjet një reagimi në Facebook është shprehur e tronditur me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili shpalli të paligjshme pjesëmarrjen e senatorëve të rinj studentë para se t’ju fillojë mandati në seancën për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues nga radhët e UP-së në qershor të vitit 2022.

ORCA është e brengosur për legjitimitetin dhe ligjshmërinë e të gjitha proceseve të rrjedhura nga ai vendim i paligjshëm për formimin e Këshillit Drejtues, shumica e anëtarëve të të cilit tashmë me vendim gjykate janë ilegalë”, thuhet në reagim.

ORCA pas këtij vendimi e konsideron ilegale përbërjen aktuale të Këshillit Drejtues nga radhët e UP-së, dhe kërkon përsëritje të procesit të zgjedhjes së atyre 5 anëtarëve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...