Kërkesë kryeministrit: Të shfuqizohet ndalesa për bartje të shamisë në shkolla

- Advertisement -

Imami Labinot Maliqi, në Ditën Botërore e Shamisë, ka kërkuar nga Qeveria që të shfuqizojë ndalesën administrative të MASHT-it për shaminë në shkolla.

- paragrafi 1 -

Këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se ndalesa e Ministrisë së Arsimit po vazhdon të shkaktojë bullizëm.

- Advertisement -

“Meqë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha mbrëmë ‘jam i gatshëm t’u përgjigjem të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Kosovës’. Atëherë, kërkoj që t’i përgjigjet kërkesës sonë, dy dekada e vjetër, duke e shfuqizuar ndalesën administrative të MASHT-it, e cila po vazhdon t’ua mohojë vajzave të drejtën e tyre kushtetuese për t’u shkolluar dhe të drejtën kushtetuese për ta praktikuar hapur besimin e tyre”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se për shumë njerëz mbulesa është shenjë e ndrydhjes dhe ngjall shumë debate.