Kërkesë drejtorëve të shkollave: Të jeni në nivel të detyrës, të rritet cilësia në arsim

- Advertisement -

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me drejtorin e Arsimit, Avni Morina, kanë mbajtur takimin e radhës me drejtorët e shkollave, koordinatorët për cilësi dhe me kryetarët e këshillave drejtuese të shkollave, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Latifi përmes një postimi në Facebook thotë se ka kërkuar nga drejtorët e shkollave dhe nga organet drejtuese të tyre, që të jenë në nivelin e duhur të detyrës dhe të rrisin nivelin e përkushtimit për proces të rregullt mësimor dhe funksionim të duhur të organeve drejtuese në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

- Advertisement -

Postimi i krytarit të Rahovecit:

 

𝐌𝐛𝐚𝐣𝐭𝐚 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐭 𝐤𝐨𝐨𝐫𝐝𝐢𝐧𝐮𝐞𝐬 𝐦𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫ë 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫ë 𝐭ë 𝐤ë𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚𝐯𝐞 🏫

- Advertisement -

Sot, së bashku me drejtorin e DKA-së mbajtëm takimin e radhës me drejtorët e shkollave, koordinatorët për cilësi dhe me kryetarët e këshillave drejtuese të shkollave të komunës sonë.

Çështjet si mbarëvajtja e procesit edukativo-arsimor, aspektet e sigurisë në shkolla, funksionimi i mirë i organeve drejtuese të shkollave dhe koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta, ishin tema për të cilat diskutuam sot.

Kërkova nga drejtorët e shkollave dhe nga organet drejtuese të tyre, që të jenë në nivelin e duhur të detyrës dhe të rrisin nivelin e përkushtimit për proces të rregullt mësimor dhe funksionim të duhur të organeve drejtuese në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

Gjithashtu, së bashku me drejtorin e DKA-së prezantuam ecurinë e projekteteve në vazhdim dhe atyre të planifikuara në fushën e arsimit.

Mbesim të përkushtuar që të rrisim edhe më tej bashkëpunimin, në mënyrë që të jemi në koordinim të plotë me plotësimin e kërkesave dhe nevojave që ka arsimi në komunën tonë.