E diel, 23 Shkurt, 2025

Kërkesa e SBASHK-ut: Të rriten pagat e mësuesve klasor 1-5

- Advertisement1-

Në mbledhjen konsultative me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve që është mbajtur në sallën e takimeve në Qendrën e studentëve pjesëmarrësit kanë debatuar për shumë çështje aktuale në arsim.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka dhënë detaje nga takimi me Ministren Nagavci duke veçuar çështjen e punëtorëve arsimorë që punojnë, por që janë jashtë listave të pagave me rastet konkrete në Fushë Kosovë, Mitrovicë, por edhe në komuna të tjera.

- Advertisement -

Lidhur me Ligjin e pagave, Jasharaj ka kërkuar nga Ministrja Nagavci që të angazhohet edhe si pjesë e kabinetit Qeveritar që mësimdhënësit në tërësi të jenë në vend meritor, por mësuesit 1-5 të barazohen me kolegët e tyre të mësimit lëndor në shkollën e mesme të ulët dhe që pedagogët, psikologët e zyrtarët e administratës në Arsimin Parauniversitar dhe në Universitete të kenë vend meritor në këtë ligj.

Pas kësaj është bërë analiza e përfundimit të zgjedhjeve të brendshme në SBASHK duke u vlerësuar nga gjithë të pranishmit se zgjedhjet kanë pasur rrjedhë të mbarë që nga shoqatat sindikale, në nivel komunash e universitetesh e pastaj edhe te Kuvendet e niveleve arsimore.

Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka bërë një vlerësim të këtij aktiviteti e pastaj ka shtuar se do të vazhdohet edhe me trajnimet e licencuara.

Një pjesë e debatit është zhvilluar edhe për aktualitetin në arsim e për ligjin e pagave dhe kërkesat tjera të anëtarësisë dhe është vendosur që të merren nga kryetarët angazhime konkrete dhe që të bashkëbisedohet me anëtarësinë se çfarë dhe si do të veprohet në lidhje me angazhimet për ligjin e pagave duke bërë përgatitje me kohë edhe për veprime konkrete sindikale nëse Qeveria nuk përfillë kërkesat konkrete të SBASHK-ut e që janë bërë publike me kohë lidhur me Ligjin e pagave.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...