“Kërkesa e SBASHK-ut e arsyeshme pasi është vonuar Ligji i pagave”

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kritikon qeverinë për mungesën e dialogut social me SBAShK-un.

- paragrafi 1 -

Derisa thotë se kërkesat e sindikatave janë të arsyeshme për t’u përmbushur, bënë thirrje që sa më shpejtë të procedohet ligji i pagave.

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se është krejtësisht e përballueshme për buxhetin e shtetit që të plotësojë kërkesën e SBAShK-ut, në vlerë prej 100 euro deri në ligjin e pagave.

“Mungesa e dialogut social tash e një kohë e ka sjellë këtë situatë…Besoj që kësaj radhë janë plotësisht të realizueshme për faktin që kërkesat e tyre nuk është shumë e madhe. Ajo që është më e rëndësishme që të hyrat buxhetore janë të mira, kryesisht për shkak të inflacionit të lartë, rritjes së të hyrave buxhetore nga tatimet, kështu që është krejtësisht e përballueshme për buxhetin e shtetit që të plotësoj këtë kërkesë. Kërkesa e sindikatës e arsyeshme për faktin që është vonuar ligji i pagave, pa asnjë arsye deri më tash… krejt çfarë është dashur të bëjë kjo qeveri është të rishikoj eventualisht, të diskutojë me sindikatat përkatëse, me grupet e ndryshme të interesit dhe ta procedojë këtë ligj në kuvend”, ka deklaruar ish-kryeministri.