E hënë, 20 Janar, 2025

Kërcënojnë drejtorët e arsimit: Mësimi mund të mos nis me 1 shtator

- Advertisement1-

Kolegjiumi i Drejtorëve Komunal të Arsimit në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, adresoi të mërkurën shqetësim për çështjen e furnizimit me tekste shkollore.

Madje, kryetarja e Kolegjiumit të Drejtorive të Arsimit, Besianë Musmurati, tha se me propozimin e fundit të MASHTI-t, procesi mësimor mund të mos nisë më 1 shtator.

- Advertisement -

“Në parim ne nuk e kemi asnjë problem rreth mënyrave alternative të diskutimit të furnizimit të librave, përderisa furnizimi bëhet me 1 shtator. Ne jemi të bindur si drejtor komunal të arsimit që një gjë e tillë me këtë mënyrë siç është propozuar nga MASHTI, do të jetë e pamundur që mësimi të filloj me kohë sepse pajisja me tekste shkollore nuk do të ndodh në kohë për shkak të gjithë këtyre problemeve logjistike që do të krijohen”, deklaroi Musmurati.

Por, nuk zgjati shumë, e këtë mbledhje e lëshoi drejtori i Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu. Ai vlerëson se Kolegjiumi për Arsim është i politizuar dhe vendimet e tij, siç tha ai, vijnë nga byrotë politike, derisa shprehet se kjo temë nuk duhet të merret si çështje dramatike.

“E lëshova takimin për arsyeje se kryetarja e kolegjiumit e bëri një deklaratë e cila do të duhej të postohej në faqen zyrtare të kolegjiumit, i cili është apolitik. Mirëpo, ata e ndryshuan deklaratën dhe e qitën një deklaratë skandaloze, duke e shndërruar në çështje politike çështjen e librave”, deklaroi Fetahu.

Ndërsa Musmurati tha se nuk ka deklaratë të parë ose të dytë, por ka vetëm një deklaratë të cilën e hartuan të gjithë së bashku.

Drejtorët tjerë kërkuan që sa më parë të sigurohen tekstet shkollore, duke theksuar se në shtatë komuna nuk kanë fare librari.

“Në Kaçanik deri sot nuk ka librari, realisht është njëri prej shqetësimeve që edhe teknikisht është e pamundur të realizohet. Të paktën ka qenë obligim moral i ministres që për ne drejtorët e arsimit të na njoftojë pak më herët. Përndryshe çdo kërkesë që e ka pas MASHTI më herët rreth furnizimit me libra ju kemi përgjigj me kohë”, deklaroi Zahir Doda nga DKA në Kaçanik.

- Advertisement -rrrrrrr

Edhe Qemajl Sejdiu nga Drejtoria e Arsimi në Klinë kishte të njëjtat shqetësime, pasi nuk ka librari.

“Ne kemi pasur takime me këshillin e prindërve, ata kanë shprehur shqetësimin për shkak se komuna e Klinës nuk ka as librari”, tha ai.

Në deklaratën e përbashkët të Kolegjiumi të Drejtorëve Komunal të Arsimit, thuhet se MASHTI nuk i ka njoftuar në kohë komunat me propozimet e reja, porse pavarësisht kësaj, ata shprehen të gatshëm ta ndihmojnë ministrinë, në mënyrë që mësimi të mos vonohet./rtk

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...