Kërcënohet me armë një mësuese në Hamburg, policia në ndjekje të dy dyshuarve

- Advertisement5 -

Policia në Hamburg është duke kërkuar dy të rinj të armatosur, pasi ata raportohet se kanë kërcënuar një mësuese në shkollë para se të iknin nga vendi i ngjarjes, raporton “BBC”.

- paragrafi 1 -

Policia e Hamburgut ka bllokuar rrugët në zonën Blankenese dhe janë dërguar policë të armatosur brenda në shkollë.

- Advertisement - M1

Disa nxënës janë evakuuar sipas policisë. Nuk është ende e qartë nëse ka ndonjë të lënduar.

Policia e Hamburgut ka thënë se ka marrë masat fillestare.

Sipas hetimeve fillestare, thuhet se dy të rinj të armatosur kanë kërcënuar një mësuese me armë apo ia kanë treguar armën.

- Advertisement - m2

Policia ka raportuar se të dy kanë ikur më pas nga klasa.

Televizioni gjerman “NDR” ka thënë se nuk është e qartë nëse të dyshuarit janë nxënës të shkollës. Të dyshuarit, të moshave mes 12 dhe 16 vjet, mësohet se kërcënuan me një pistoletë të zezë.