Kërcënohet drejtori i shkollës në Reshtan të Suharekës, për rastin e mësueses me mbulesë

- Advertisement -

Është kërcënuar drejtori i shkollës “Flamuri i Arbërit” nga fshati Reshtan i Suharekës nga e cila shkollë u largua nga puna një mësuese me mbulesë islame me vendim të Këshillit të Prindërve.

- paragrafi 1 -

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit ditor.

- Advertisement -

“Ankuesi mashkull kosovar (drejtor shkolle) ka raportuar se si pasojë e largimit nga puna të një mësimdhënëseje përmes rrjeteve sociale është duke u kanosur nga një grup i personave, ku njëri prej tyre është i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Ishte raportuar javën e kaluar se një grua me mbulesë është është larguar nga puna.