E martë, 21 Janar, 2025

“Kërcënimi i Qeverisë ndaj grevistëve ka për qëllim instalimin e frikës dhe kontrollit”

- Advertisement1-

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas kërcënimeve të Qeverisë për ndalesë në pagë ndaj grevistëve.

Tahiri ka thënë se mungesa e dialogut mes qeverisë dhe sindikatave ka shtyrë punëtorët të hynë në grevë. Ndërkaq, kërcënimet dhe shantazhimi që sipas tij po i bëhet grevistëve ka për qëllim ta instalojë frikën dhe kontrollin.

- Advertisement -

“Mungesa e dialogut dhe komunikimit të strukturuar ka rritur hendekun mes Qeverisë dhe sindikatave që po shtyn punëtorët në greva, e kriza sociale. Kërcënimi dhe shantazhimi i grevistëve është pjesë e një mendësie arrogante e autokratike, që në vend të dialogut, zgjedh përjashtimin dhe segregacionin social”.

“Qëllimi i kësaj mendësie është instalimi i frikës, duke i hapur rrugë kontrollit dhe dominimit total. Kjo qasje herët a vonë do të rezultojë me një kundërshtim gjithpopullor! Përndryshe, greva si veprim sindikal është e garantuar me Ligj të veçantë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...