E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ky është emaili i drejtoreshës në Gjakovë, ajo kishte kërkuar krejt diçka tjetër

- Advertisement1-

Vazhdon edhe më tutje të jetë një nga temat kyçe.

Fjala është për një afishe që ishte vendosur në ballë të hyrjes në shkollën e mesme teknike, “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, përcjell Gazeta Nacionale.

- Advertisement -

Përderisa, siç raportoi Nacionale sot gjatë ditës, Florentina Gjergjaj është larguar nga qyteti bashkë me fëmijët e saj, kjo si pasojë e kërcënimeve të shumta që ka pranuar përgjatë kësaj kohe, gazeta ka siguruar një postë elektronike, pra “email”, që Gjergjaj ua kishte dërguar kolektivit të shkollës.

Tutje, ajo aty bën thirrje që kujdestarët gjegjës të përkujdesen edhe për ata që nuk janë të veshur konform normave.

Gjithçka që thuhet në këtë postë elektronike, fillon me frazën: Bazuar në UA 06/2014 MASHT, çka do të thotë se drejtoresha asnjërin vendim nuk e kishte me mendje të saj.

E njëjta postë ishte dërguar një javë para datës 29, atëherë kur edhe thuhej se do të fillonte implementimi i kësaj rregulloreje.

Gjithashtu, siç edhe mund ta shihni në “emailin” e mëposhtëm, aty kërkohet që mos të ketë as përdorim të tepërt të grimit, teksa veshja mos të jetë në versionin “ekstravagante”.

- Advertisement -rrrrrrr

Ekziston vetëm një gabim teknik këtu, ku në vend se të shkruhet që vendimi hyn në fuqi të martën e datës 29, shkruan: Vendimi vlen që nga e hëna e ardhshme datë 29…!

Kujtojmë gjithashtu se sot, prindi i njërës prej vajzave që bartë shami, tha se bija e tij nuk është ndjerë asnjëherë e diskriminuar.

Gjithsesi, ditëve në vijim mund të ketë zhvillime të reja, ndërsa kujtojmë faktin se drejtoresha Gjergjaj ka lajmëruar në polici një numër të madh të kërcënimeve. /nacionale.com/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...