E premte, 20 Shtator, 2024

Keqtrajtimi i 3 vjeçarit në një çerdhe në Fushë Kosovë, kjo është aktakuza ndaj dy të dyshuarave

- Advertisement1-

Një fëmijë 3-vjeçar ishte rrahur para tri jave tek çerdheja shtetërore “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë.

Në pamjet e publikuara nga ambientet shihej vogëlushi teksa tërhiqej zvarrë nga dy punonjëse. Front Online ka siguruar një pjesë të së aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë që rëndon ndaj Naime Muses në rolin e edukatores dhe Nexhimije Hysenit në atë të kuzhinieres në këtë institucion parashkollor.

- Advertisement -

Sipas aktakuzës së siguruar nga Front Online, Naime Musa dhe Nexhimije Hyseni më 15 shtator të vitit 2023 rreth orës 8:15 deri në orën 09:00, në cilësinë e personave zyrtarë e kanë keqtrajtuar vogëlushin tre vjeçar.

Fillimisht Naime Musa e tërheq zvarr për krahu deri tek tavolina e ushqimit dhe tenton ta ulë me fëmijët e tjerë. Në pamundësi për ta kryer veprimin, asaj shkon i ndihmon edhe e pandehura tjetër Nexhmije Hyseni, e cila e ngre lart fëmijën dhe e çon tek banjo e kopshtit.

Me këtë, sipas Prokurorisë, të dyja akuzohen se veç e veç kanë kryer veprën penale keqtrajtim gjatë trajtimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike nga neni 195 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës, raporton Front Online.

Mbi to rëndon edhe akuza se kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Kjo meqë vogëlushi siç është konfirmuar nga eksperti i mjekësisë ligjore ka pësuar dëmtim të përkohshëm si pasojë e veprimeve të dy zyrtarëve në regjionin ballor, gërvishje të krahut dhe parakrahut të djathtë dhe gjakmbledhje nënlëkurore në pjesën e pasme të kofshës.

Aktakuza e siguruar nga Front Online:

- Advertisement -rrrrrrr

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim për dy edukatoret N.M dhe N.H, që dyshohet se kanë keqtrajtuar një 3-vjeçar në një çerdhe në Fushë Kosovë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete, që ja vlen ta...

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...