E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Keqplanifikimet në tender lënë nxënësit në Pozhoran me orar të shkurtuar qe tri vjet

- Advertisement1-

Për shkak të keqplanifikimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme me kriteret në tender, nxënësit e fshatit Pozhoran të Vitisë, do të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm të mbajnë orën mësimore 20 deri 25 minuta e të qëndrojnë në shkollë deri në orën 20:00.

Nxënësit e prindërit shqetësohen se moszhvillimi i plotë i orëve mësimore, do të lërë pasoja të parikuperueshme në zhvillimin akademik.

- Advertisement -

Edhe vitin e ardhshëm, 14-vjeçarja Erleta Bogujevci dhe afër 700 nxënës të tjerë të fshatit Pozhoran të Vitisë, do të vazhdojnë të mbajnë orën mësimore 20 deri 25 minuta, ashtu siç e kanë zhvilluar tash e tri vjet.

Premtimi i institucioneve qendrore se në dhjetor do të përfundojnë punimet në objektin për shkollën fillore “Halil Alidema”, i cili ka filluar të ndërtohet që nga viti 2016, nuk do të përmbushet.

Kjo për shkak se, kriteri i vendosur në tenderin për vazhdimin e punimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila është përgjegjëse për këtë objekt, që aplikuesit të posedojnë pajisjen për rrafshimin e shtresave të rrugës, ka bërë që lënda të përfundojë në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Pajisjen me tonazhin e kërkuar, asnjë nga kompanitë nuk e kanë poseduar, madje as ajo që është shpallur fituese.

Si rrjedhojë, aplikuesit janë ankuar se ministria e kanë kërkuar pajisje tejet të vogël që nuk përdoret në vend.

Ankesën e tyre e ka konstatuar si pjesërisht të bazuar edhe ekspertët shqyrtues të prokurimit, të cilët kanë kërkuar nga ministria që t’i bëjë matjet nëse punimet mund të kryhen edhe me një pajisje më të madhe.

- Advertisement -rrrrrrr

Ekspertët kanë rekomanduar që lënda të kthehet në rivlerësim.

Sipas profesorit në Fakultetin e Ndërtimtarisë, Naser Kabashi, për pajisjen e rrafshimit nevojitet të caktohet gjerësia e jo pesha.

Ministria nuk ka kthyer përgjigje për KOHËN, vetëm në një nga përgjigjet e publikuar në dosjen e tenderin, janë arsyetuar se sipas udhëzuesit operativ për prokurimin publik ata kanë cekur vetëm minimumin e kritereve.

E për shkak të ankesave, punimet nuk dihet se kur do të nisin.

Nxënësit shqetësohen se mos zhvillimi i orëve mësimore prej 45 minuta, do të lërë pasoja të parikuperueshme në zhvillimin akademik.

“Nëse i kushtojmë shumë rëndësi mësimit në shtëpi, do të thotë jo me lënë vetëm atë çka kemi mësuar në shkollë, se 25 minuta nuk është shumë efektive për një nxënës që me pasë nota shumë të shkëlqyeshme”, ka thënë nxënësja Erleta Bogujevci.

Në të njëjtin objekt, gjenden edhe nxënësit e gjimnazit “Kongresi i Manastirit”, e si rrjedhojë, procesi mësimor zhvillohet në katër ndërresa, ku dyert e shkollës hapen në orën 8 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 20:00.

Për prindin, Samed Halabaku, kjo situatë është e papranueshme.

“Tash në vitin 2022, të mos ketë një qytezë shkollë fillore, kjo është e palogjikshme, e pa arsyeshme, çka dush mundesh me i thënë, vetëm logjikë nuk ka kjo punë, faktikisht, ne me prindër s’kemi dashtë me filluar mësimin, por Qeveria na ka premtua që në dhjetor do të përfundojë”, ka thënë prindi Samet Halabaku.

Koha ka raportuar më herët se mbi 25 nxënës janë çregjistruar vetëm këtë vit nga shkolla fillore dhe gjimnazi, për shkak të kushteve të papërshtatshme për zhvillimin e orës mësimore.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Cineplexx mban aktivitet me klasë të treta në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të treta në...

Hyn në funksion një shërbim të ri në “E-Kosova” për punëtorët dhe punëdhënësit

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lansuar platformën elektronike “E-Kosova” përmes së cilës...

Këta janë kandidatët që janë zgjedhur inspektorë të arsimit në 7 rajonet e Kosovës – EMRAT

Media për arsim AlbanianEducation.net ka siguruar emrat e të gjithë kandidatëve fitues nga shtatë...

Mësuese Ruze Hamzaj, 40 vite në eukimin e brezave

Mësuese Ruze Hamzaj, me përvojën dhe përkushtimin e saj ka edukuar të vegjlit në...