E hënë, 24 Shkurt, 2025

Keqpërdorimet në Ministrinë e Arsimit, flet Arbërie Nagavci

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka folur për keqpërdorimet me librat amëz, teksa e ka quajtur një tjetër betejë me keqpërdoruesit.

Ajo tha se kësaj radhe në lidhje me procesin e librave amëz ku si rezultat i kësaj kanë pësuar dhjetëra-mijëra studentë të cilët i kanë vijuar studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.

- Advertisement -

Ministrja u shpreh këta studentë për shumë vite nuk kanë mundur t’i verifikojnë diplomat e tyre për punësim dhe vazhdim të studimeve, për shkak se shumica e tyre, kanë rënë pre e mashtrimeve.

Mes tjerash, ajo u shpreh se për këtë arsye, muaj më parë ka kërkuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës që të zhvillohen hetime në lidhje me këtë çështje.

“Si Ministri kemi vënë në dispozicion të Policisë një numër të dokumenteve me qëllim të zhvillimit të hetimeve. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, përmes një shkrese kam kërkuar nga kjo Njësi e Policisë së Kosovës që konform legjislacionit në fuqi të më informojnë për procesin hetimor të deritanishëm në lidhje më këtë proces”, shkroi ajo në Facebook.

“Si Ministre e Arsimit pres që kjo çështje të trajtohet me prioritet dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...