E hënë, 24 Shkurt, 2025

Keni humbur dikë të dashur, lexojeni poezinë e trisht të Hygos, “Ja, nesër, sa të gdhihet”

- Advertisement1-

“Ja, nesër, sa të gdhihet”, është poezi kushtuar mallit dhe trishtimit për një person të dashur, i cili ka ndërruar jetë.

Në çdo varg ndihet dhimbja e autorit për atë që ka humbur, por njëkohësisht edhe dëshira për ta pasur pranë. Koha ka kaluar dhe autori mezi pret të shkojë e “ta takojë” në varr, ku dhe vendos t’i lërë një buqetë me lule e gjethe të gjelbëra.

- Advertisement -

Kjo poezi i kushtohet çdokujt që ka humbur një person tëdashur dhe nuk e lë malli për ta ndjerë pranë, qoftë edhe duke i shkuar në varreza. Kështu duket sikur e zbeh disi mallin që ndien përbrenda. Kështu duket sikur atë person e ndien më afër, më “të gjallë”.

“Ja, nesër, sa të gdhihet”

Ja, nesër, sa të gdhihet, sapo të zbardhë fusha,

Do nisem, e dëgjon? E di që ti më pret,

Mes pyllit do t’i bie dhe malit me gëmusha,

Larg teje s’mund të rri se ndarja po më tret.

- Advertisement -rrrrrrr

Do t’eci si në mjegull, në shpirt i përqëndruar,

E zhurmë nuk do ndiej, s’do shoh asgjë që jashtë,

I vetëm, i kërrusur, me duart kryqëzuar,

Do ndiej veç dëshpërim e dita bëhet natë.

Ndaj mbrëmjes nuk do shoh prarim që gjurmë le,

Dhe vellon mbi Herflër nuk e vërej që larg,

E, kur të mbërrij atje, mbi varrin tënd do vë,

Buqetë gjethegjelbër, me lule thurur varg.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...