Keni gabuar gjatë aplikimit për subvencionim të librave? Kështu duhet të veproni

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se janë bërë disa gabime nga prindërit gjatë aplikimeve në E-Kosova për rimbursim.

- paragrafi 1 -

Nga të gjitha aplikimet, Nagavci ka njoftuar se janë identifikuar vetëm 75 raste me gabime për të cilat prindërit do të njoftohen për rishikimet e nevojshme.

- Advertisement -

“Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit shtator në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore”.

“Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve”, ka deklaruar ajo.

 

- Advertisement -