E martë, 26 Nëntor, 2024

“Kënduan këngë ‘Vrite Shiptarin’”, – ‘ju lutem flisni me fëmijët e juaj’ – Mësuesja serbe ju shkruan prindërve të nxënësve në Viber

- Advertisement1-

“Mirëmbrëma. Kërkoj nga prindërit e djemve që të flasin me fëmijët e tyre për sjelljen e sotme në dhomat e zhveshjes pas Edukatës Fizike.

Këndimi i këngës ‘Vrisni e therrni që Shiptari të mos ekzistojë’ është rreptësisht i ndaluar në shkollë. E kuptoj që ata ndoshta as nuk e dinë se çfarë do të thotë kjo, por kjo nuk i justifikon ata”.

- Advertisement -

Një mësuese serbe nga një shkollë fillore në Novi Sad e shkroi këtë ditë më parë në një grup prindërish në Viber, duke shtuar se disa nxënës menjëherë “pranuan dhe thanë se kishin gabuar me atë këndim”, ndërsa të tjerët mohuan se kishin marrë pjesë në të, raportoi portali malazias “CdM”.

“Secili prej tyre e di më së miri nëse ka kënduar apo jo. Ata janë ende fëmijë, tema të tilla nuk janë për ta dhe është detyra jonë e përbashkët t’i mësojmë dhe edukojmë, t’i shpjegojmë pse diçka është e keqe dhe t’i ndërgjegjësojmë”, mësuesja u shkruan prindërve.

Kjo mësuese është vetëm një nga shumë në Serbi që ndeshet me situata të tilla gjithnjë e më shpesh në shkollë dhe në oborrin e shkollës.

Në rastin e nxënësve të përmendur në shkollë, dënimet mund të jenë verbale, nëse dikush i shqipton ose së paku tregon se një sjellje e tillë është e papërshtatshme.

Fundjavën e kaluar të rinjve në Serbi, por edhe në mbarë rajonin, ndër të tjera iu është ofruar se si trajneri i kombëtares serbe, Dragan Stojkoviq Pixi, shante nënën “shiptare” dhe tifozët e kombëtares serbe në Vjenë, siç shihet në rrjetet sociale, këndonin njësoj si djemtë pas Edukatës Fizike në dhomat e zhveshjes së një shkolle në Novi Sad “Vritni, therni që Shiptari të mos ekzistojë”.

Policia në Vjenë konfirmoi zyrtarisht se videot janë autentike dhe se ka marrë masa në juridiksionin e saj.

- Advertisement -rrrrrrr

Në Serbi, policia nuk reagon për këtë dhe thirrje të ngjashme.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

PREMTIMI: Rritje e pagave 200 euro që në javë të parë, mësim tërëditor e 80 çerdhe

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur sot në Vushtrri, programin e kësaj partie...

Në prag të 28 Nëntorit, LIRI iu dërgon dhurata nxënësve të klasës së parë në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Pensionohet profesori Enver Veliu nga Rahoveci

Është pensionuar profesori Enver Veliu nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i DKA në Rahovec: Sot, 25...

Pensionohet mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha nga Fushë Kosova

Është pensionuar mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha, nga shkolla "Zejnel Salihu" në Bardh të Madh, shkruan...