“Kemi hapur thirrjen për mbështetjen…”, ministrja Nagavci vjen me një njoftim të rëndësishëm

- Advertisement -

Ministrja e Arismit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se kanë hapur thirrjen për mbështetjen e OJQ-ve që drejtojnë Qendrat Mësimore, deri tani 52 sosh të regjistruara në MASHTI.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i saj:

- Advertisement -

🟢Gjithëpërfshirja dhe ofrimi i mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët e Republikës së Kosovës mbetet një ndër prioritetet qenësore të Qeverisë Kurti dhe MASHTI-t.

🟣Këtë vit punën tonë po e konkretizojmë duke vënë në dispozicion 200,000 € për Qendrat Mësimore që ofrojnë mbështetje edukativo-arsimore për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali, egjiptian dhe të tjerë.

📣Kemi hapur zyrtarisht thirrjen për mbështetjen e OJQ-ve që drejtojnë Qendrat Mësimore, deri tani 52 sosh të regjistruara në MASHTI. Ftojmë të gjitha Qendrat Mësimore e regjistruara që të aplikojnë në këtë thirrje, e cila përmbyllet më datë 3 maj 2023. Detajet e aplikimit mund t’i gjeni në vegzën:

- Advertisement -

https://bit.ly/3GWR8X9

❗️Duke pasur parasysh rëndësinë që ka transparenca dhe cilësia e procesit, në vlerësimin e aplikimeve do të përfshihen ekspertë të jashtëm nga profilet përkatëse.