Qendra e Trajnimeve e Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC) i fton mësimdhënësit e të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar të shprehin interesimin për pjesëmarrje në programin e akredituar të trajnimit “Edukimi Medial”.
Programi “Edukimi Medial” synon të pajisë mësimdhënësit me njohuri, shkathtësi dhe metoda praktike, për ta zhvilluar te nxënësit mendimin kritik, qytetarinë demokratike dhe përdorimin e përgjegjshëm të informacionit.
Pjesëmarrja në trajnim është pa pagesë, ndërsa shpenzimet mbulohen nga fondet vetjake të KEC.
📍Trajnimi do të mbahet në Qendrën e Trajnimeve të KEC në Prishtinë, ndërsa pjesëmarrësit që plotësojnë kriteret e përcaktuara do të pajisen me certifikatë.
⏳ Thirrja do të jetë e hapur për aplikim deri më 2 mars 2026, në ora 16:00.
Për të shprehur interesimin tuaj për pjesëmarrje në trajnim, klikoni këtu: https://forms.gle/xVK7hiDibgJtFeX19