“Ke zënë një vend të veçantë në zemrat tona”, nxënësit dedikime të veçanta për profesorin e tyre që u pensionua

- Advertisement -

Nxënësit e klasës XI/9 i kanë bërë dedikime të veçanta profesorit Ekrem Kryeziu pas pensionimit.

- paragrafi 1 -

Lexoni letrat e tyre:

- Advertisement -

I nderuar prof. Ekrem,

Të falënderojmë shumë për gjithçka që ke bërë për ne. Të falënderojmë për diturinë që na e fale, për ngrohtësinë që na e dhe për dashurinë që e shfaqe ndaj neve. Të jemi falënderues tërë jetën.

Do të na mungosh shumë dhe nuk do të ketë prof. që do të mund të të zëvendësojë ty.

- Advertisement -

Ke zënë vend të veçantë në zemrat tona.

Me plot dashuri,

Nxënësit e tu XI/9

(më të mirët)

I dashur profesor , je i admiruar!

Je i admiruar për kontributin dhe punën e bërë ndër vite . Për karrierën e mbyllur kaq të sukseshme në këtë ditë që për ty po fillon një periudhë e re , e për t’gjithë ne që patëm fatin e nderin të ishim nxënësit e tu. Jemi tej mase falenderues ! Falenderues për gjithë dijen e derdhur tek ne , për gjithë dashurinë e dhënë , për durimin e jashtëzakonshëm edhe kur s’duhej , për të gjitha fjalët e mira dhe motivin e dhënë secilit prej nesh .

Shpresojmë shumë! Shpresojmë që të paktën njëri prej nesh të arrijë atë që ti e bëre për vite me rradhë , rrespektin e pafundë e krenarinë e madhe për gjithë këtë karrierë kaq të sukseshme. Së fundi të urojmë që kjo periudhë të jetë një ndër më të mirat ! Do të t’kujtojmë gjatë!

Me shumë dashuri Xl/10!