Por, gëzimi bëhet i dyfishtë kur e marrin vesh se ata do të bëhen me dy fëmijë njëherësh.
E para se ta bëjnë ultrazërin, nënat mund ta vërejnë se janë të pritje të binjakëve, në bazë të disa shenjave të hershme, e ato janë:
Shtimi i shpejtë në peshë
Për shkak të rritjes së mitrës dhe sasisë së lëngut amniotik, nëna e binjakëve në shumicën e rasteve shton më shpejtë në peshë. Në tremujorin e parë fitohet gjer në 5 kg, në fund të tremujorit të dytë prej 7 deri në 11 kg, dhe deri në fund të shtatzënisë edhe deri në 20 kg.
Të pëzierat dhe lodhja e mëngjesit më e madhe
Te shumë shtatzëna të cilat presin binjakë, lodhjen e mëngjesit e kanë më të dukshme, por edhe kjo varet nga rasti në rast. Disa gra, të përziera nuk kanë fare ose i kanë më të lehta, ndërsa disa tjera thonë që i kanë pasur simptomat më të ashpra se sa kur kanë pasur një foshnje.
Lëvizjet e foshnjës ndihen më herët
Shumica e shtatzënave, lëvizjet e para të foshnjës, i ndjejnë rreth javës 18 – 22. Ndoshta gruaja që pret binjakë këto lëvizje mund ti ndjejë më herët. Por, këtë duhet marrë në konsideratë si fakt i kushtëzuar, sepse gratë të cilat janë shtatzënë për herë të parë nuk do të dinë të dallojnë çfarë kanë ndjerë saktësisht, nëse ishte lëvizja e foshnjës.
Nivel shumë i lartë i alfafetoproteinës
Për shumë nëna të cilat nuk ndjejnë simptome të tjera të pazakonta, kjo mund të jetë shenja e parë që të dyshojnë se mos ndoshta presin binjakë. Rezultati i lartë i AFP testit tregon ose anomalitë tek një foshnje ose ekzistimin e dy ose më shumë foshnjave.