Katër nxënëse të shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë marrin mirënjohje pas suksesit në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe

- Advertisement -

Katër nxënëse të shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë kanë marrë mirënjohje pas suksesit në Olimpiadën Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Me krenari dhe gëzim të madh përgëzojmë nxënëset e shkollës sonë që shkëlqyen dhe triumfuan në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe, ku dhe sot u shpërblyen nga Drejtoria e Arsimit dhe Kryetari i Pirshitnës, z.Përparim Rama dhe Drejtori i Arsimit, z.Samir Shahini.🏆

Fitorja juaj është dëshmi e përkushtimit, pasionit dhe dashurisë për gjuhën tonë të bukur amtare.

Jeni shembull frymëzimi për të gjithë bashkëmoshatarët tuaj dhe krenaria e komunitetit tonë shkollor.

- Advertisement -

Ju falënderojmë për përfaqësimin dinjitoz dhe arritjen madhështore.
Suksese të tjera ju presin në rrugëtimin tuaj arsimor! 🌟