Katër mrekullitë që uji i ftohtë mund të bëjë për lëkurën tuaj

- Advertisement -

Ne jemi mësuar të mendojmë që një dush me ujë të ftohtë na jep një nxitje të energjisë dhe na ndihmon të zgjohemi në mëngjes.

- paragrafi 1 -

Por dushi në ujë të ftohtë ka një numër përfitimesh bukurie gjithashtu.

- Advertisement -

Shpëlarja me ujë të ftohtë mund të transformojnë lëkurën tuaj në shumë mënyra surprizuese.

I jep lëkurës tuaj shkëlqim të shëndetshëm

Dushet e ftohta ndihmojnë për të rritur qarkullimin e gjakut. Për fytyrën tuaj, kjo mund të nënkuptojë një pamje të freskët rrezatuese.

- Advertisement -

Parandalon plakjen

Uji i ftohtë aktivizon sistemin tuaj nervor dhe trupi liron hormonet dhe kimikatet e trurit që luftojnë stresin. Studimet sugjerojnë që stresi psikologjik ka një ndikim të drejtpërdrejtë në plakjen e lëkurës dhe ndikon negativisht në shumë sisteme në trup.

Minimizon poret

Uji i ftohtë do të minimizojë përkohësisht poret tuaja. Gjithashtu i jep gjallëri fytyrës dhe rrit shkëlqimin e lëkurës.

Për problemet me kruajtjen, zgjidhja uji i ftohtë

Ndërsa uji i nxehtë shkakton skuqje apo kruajtje, uji i ftohtë bën pikërisht të kundërtën. Për ata që vuajnë nga kruajtja , dushet me ujë të ftohtë mund t’ju ndihmojnë të kapërceni ndjesinë për ta gërvishtur lëkurën.