Katër mësueseve të shkollës “Zekerie Rexha” në Gjakovë u përtëritën licencat e karrierës



nder titull

- Advertisement5 -

Katër mësimdhënëse të shkollës “Zekeria Rexha”, në Gjakovë kanë përfituar përtërirjen e Licencës së Karrierës, pas përfundimit të procesit të vlerësimit të performancës në përputhje me legjislacionin në fuqi për arsimin parauniversitar.

- paragrafi 1 -

Bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, Udhëzimin Administrativ (MASHTI) Nr. 15/2023 për Vlerësimin e Performancës së Mësimdhënësve, Udhëzuesin për Vlerësimin e Performancës së Mësimdhënësit për Përtërirje të Licencës së Karrierës, si dhe raportet e vlerësimit të hartuara nga ekipi vlerësues i shkollës, drejtori i institucionit ka nxjerrë vendim për përtërirjen e licencave.

- Advertisement - M1

Licenca e Karrierës është përtërirë për mësimdhënëset Valbone Dinarama, Majlinda Polloshka, Majlinda Brovina dhe Nertila Gojani.

44 1

Procesi i vlerësimit është mbështetur në formularët përkatës të vlerësimit nga drejtori, vetëvlerësimit të mësimdhënësit, vlerësimit nga kolegët, vlerësimit nga nxënësit, si dhe në raportin përmbledhës me të dhënat e detajuara të vlerësimit.

- Advertisement - m2

Sipas vendimit të shkollës, licencat e përtërira do të jenë të vlefshme për periudhën shtatëvjeçare, nga 17 qershori 2026 deri më 16 qershor 2033.

Shqip | English