Katër mësueseve të shkollës “Zekerie Rexha” në Gjakovë u përtëritën licencat e karrierës

- Advertisement5 -

Shkolla “Zekerie Rexha” në Gjakovë ka njoftuar se i është përtërirë licenca e karrierës mësimdhënësve Aida Macula, Albana Haraqija, Besarta Kolaj dhe Arbesa Ponosheci Rudi, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës “Zekerie Rexha” në Gjakovë:

- Advertisement - M1

Bazuar në nenin 20 paragrafi 2 nënpargrafi 2.2 të i Ligjit për Arsimin Parauniversitar (Ligji nr. 04/L-032-Gazeta Zyrtare Nr.17 shtator 2011), në Udhëzimin Administrativ (MASHTI) NR. 15/2023 për Vlerësimin e Performancës së Mësimdhënësve, Udhëzuesin për Vlerësimin e Përformancës së Mësimdhënësit për Përtërirje të Licensës së Karrierës i miratuar me Vendimin 01B/041, datë 29.04.2024 të Ministres së MASHTI-t, raportet e vlerësimit nga ekipi për vlerësim në kuadër të shkollës i emëruar me vendim nr.962/25 dt. 9.10.2025 si formulari F1 (vleresimi I drejtorit), formulari F2 (vetevleresimi I mesimdhenesit dhe dosja), formulari F3 (vleresimi nga koleget) dhe formulari F4 (vleresimi nga nxenesit) dhe Raportit përmbledhës (Formulari F-5 me te dhenat e detajuara te vleresimit)), drejtori i shkollës nxjerr:

V E N D I M

Për përtërirje të #Licensës_së_Karrierës për mësimdhënëset: Aida Macula, Albana Haraqija, Besarta Kolaj dhe Arbesa Ponosheci Rudi.

- Advertisement - m2

Licensa është e vlefshme nga data: 4.3.2026 deri më 3.3.2033.

44