Shkolla Shkolla “Zekeria Rexha” në Gjakovë ka njoftuar për përtërirjen e licensës së karrierës për katër mësimdhënëse, bazuar në procedurat dhe kriteret e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për arsimin parauniversitar në Kosovë, shkruan AlbanainEducation.net.
Sipas njoftimit të shkollës, licensa e karrierës është përtërirë për mësimdhënëset Lindita Zeka, Leonora Nuzamala Bejra, Florida Sada dhe Djellza Bejdoni.
Në njoftim thuhet se procesi i vlerësimit është zhvilluar në përputhje me Ligjin për Arsimin Parauniversitar, Udhëzimin Administrativ të MASHTI-t për Vlerësimin e Performancës së Mësimdhënësve, si dhe raportet përkatëse të ekipit vlerësues të shkollës.
Licensat e reja të karrierës do të jenë të vlefshme nga 19 maji 2026 deri më 18 maj 2033.

Njoftimi i plotë:
Bazuar në nenin 20 paragrafi 2 nënpargrafi 2.2 të i Ligjit për Arsimin Parauniversitar (Ligji nr. 04/L-032-Gazeta Zyrtare Nr.17 shtator 2011), në Udhëzimin Administrativ (MASHTI) NR. 15/2023 për Vlerësimin e Performancës së Mësimdhënësve, Udhëzuesin për Vlerësimin e Përformancës së Mësimdhënësit për Përtërirje të Licensës së Karrierës i miratuar me Vendimin 01B/041, datë 29.04.2024 të Ministres së MASHTI-t, raportet e vlerësimit nga ekipi për vlerësim në kuadër të shkollës i emëruar me vendim nr.1095/26 të datës 16.4.2026, si formulari F1 (vleresimi I drejtorit), formulari F2 (vetevleresimi I mesimdhenesit dhe dosja), formulari F3 (vleresimi nga koleget) dhe formulari F4 (vleresimi nga nxenesit) dhe Raportit përmbledhës (Formulari F-5 me te dhenat e detajuara te vleresimit)), drejtori i shkollës nxjerr:
V E N D I M
Për përtërirje të #Licensës_së_Karrierës për mësimdhënëset: Lindita Zeka, Leonora Nuzamala Bejra, Florida Sada dhe Djellza Bejdoni.
Licensa është e vlefshme nga data: 19.5.2026 deri më 18.5.2033.