Katër kadetë të FSK-së diplomojnë në Gjermani

- Advertisement -

Sot, në ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, u mbajt ceremonia e përfundimit të akademisë ushtarake tre vjeçare në Republikën Federale të Gjermanisë të katër kadetëve të FSK-së.

- paragrafi 1 -

Oficerët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që diplomuan me sukses të lartë ishin: Nëntoger Shumëzim Karaqica, Nëntoger Arton Xhemajli në drejtimin ushtarak Logjistikë, Nëntoger Xheladin Kurtaj dhe Nëntoger Fatlum Agushi.

- Advertisement -

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, Forcave të Armatosura Gjermane (Bundesweh), stafi i ambasadës së Republikës së Kosovës, familjarë të kadetëve, mysafirë të nderit.

Bashkëpunimi midis Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë gjatë viteve, ka luajtur një rol vendimtar në forcimin e kapaciteteve dhe profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Oficerët e diplomuar bashkohen me trupën e oficerëve të FSK-së, të përgatitur, të aftë dhe të denjë për të udhëhequr trupat tona me nder, integritet dhe përkushtim.

- Advertisement -

587238751 1216345624008343 5860231066438876559 n

586927759 1216345697341669 826517690190722303 n