E shtunë, 18 Janar, 2025

Kate e William të shqetësuar: princesha Charlotte e princi Louis duhet të gjejnë punë!

- Advertisement1-

Nuk duhet të ndihen të parëndësishëm e të qëndrojnë pa një punë apo angazhim në familjen mbretërore.


Për këtë, Kate e William po mendojnë për të ardhmen e princeshës Charlotte e princit Louis, duke nisur me arsimin e formimin e duhur në shkollë.

- Advertisement -

Nëse për vëllain e tyre të madh, George, gjërat janë më të qarta e është shkruar se do të ketë fronin, për më të vegjlit duhet një punë… sigurisht, e një niveli të lartë e të denjë për familjen që përfaqësojnë.

Shembulli vjen nga kushërirat Eugenia e Beatrice të York-ut, që të dyja të përfshira. Charlotte e Louis nuk do të qëndrojnë duke parë George-in të sigurojë vendin e mbretit të Anglisë, ndonëse pa patur shansin për një jetë normale, por gjithnjë në lartësinë e familjes mbretërore.

Për ta, Kate e William i kanë idetë e qarta, të përshkojnë një nivel arsimor që t’i garantojë një të ardhme të mirë. Pak rëndësi ka nëse do të merren me punët e familjes, normaliteti mbetet thelbësor në arsimimin e Cambridge-ve. I njëjti normalitet që tregojnë në administrimin e angazhimeve të pallatit mbretëror e në jetën familjare.

Këto ditë, fëmijët e Kate e William-it po shijojnë pushimet pranë familjes, për shkak të shkollave të mbyllura në Angli. Duka e Dukesha e Cambridge-it, nuk marrin pushime jashtë kalendarit shkollor për George e Charlotte (Louis ende nuk shkon në shkollë), që ata të mos ndihen ndryshe nga shoqet e shokët e klasës.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Lajm i mirë: Grumbullohen në kohë rekord paratë për shërimin e 15 vjeçares nga Mitrovica

Dje u kërkuan para për mjekimin e 15 vjeçares Atika Pireva, nga Mitrovica Ndërsa, para...

As rrugë as shkollë, as punë: Ikën dhe banori i fundit nga ky fshat

Ndodhet vetem 40 minuta larg qytetit të Kukësit, por në 5 kilometrat e fundit...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...