Kastriot Sadiku, është zgjedhur mësimdhënës i dalluar në shkollën “17 Shkurti”, në Obiliq, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Sot, drejtoresha e shkollës znj.Besa Gashi Dvorani ndau mirënjohje për profesorin MSc.Kastriot Sadiku, i cili është përzgjedhur Mësimdhënës i dalluar për vitin shkollor 2025/2026.
Ky vlerësim vjen si rezultat i përkushtimit të tij të vazhdueshëm në procesin edukativo-arsimor, profesionalizmit në punë dhe kontributit të çmuar në zhvillimin dhe motivimin e nxënësve.
Përmes angazhimit, seriozitetit dhe përgjegjësisë në punë, prof.Kastriot Sadiku ka dhënë shembullin e një mësimdhënësi të përkushtuar, duke ndikuar pozitivisht në formimin dhe suksesin e nxënësve.
Urime për këtë vlerësim të merituar dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin profesional!
