Zgjohet në orën 05:00, shpesh herë vesh dhe çizme dhe përshkon një rrugë 20 kilometra çdo ditë për në fshatin Vodicë të Ersekës.
Është ky mësuesi i jashtëzakonshëm Kastriot Aliko, i cili bën gjithë këtë sakrificë për një nxënës të vetëm! “Edukoj vetëm një nxënës me aftësi ndryshe, i spektrit autik. Në një shkollë të hershme”, tregoi para disa muajsh në “Opinion” në TV Klan.
Përpos terrenit të vështirë e kushteve të motit, ai rrëfeu se merr përsipër edhe një rrezik jo të lehtë për të shkuar te vendi i tij i punës.