Shkolla “Pavarësia” në Prishtinë ndalon telefonat gjatë tërë procesit mësimor

- Advertisement -

Nxënësit e klasës së tetë të shkollës ‘Pavarësia’ në Prishtinë rikthimi nga pushimi vjeshtor i gjeti ndryshe. Ata nuk do t’i kenë telefonat në duart e tyre gjatë tërë periudhës së procesit mësimor.

- paragrafi 1 -

Njoftimi është dhënë nga Drejtoria e Shkollës përmes një postimi në Facebook:

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Shkolla “Pavarësia”, me qëllim të rritjes së përqëndrimit të nxënësëve në procesin e mësimnxënies, respektivisht distancimit nga telefoni, ka marrë iniciativën që TELEFONAT TË VENDOSËN NË KASAFORTË.

Në fillim të mësimit (7:30) nxënësit fusin telefonat në “burg” dhe nga aty i marrin pasi të mbaroj mësimi (12:40).

- Advertisement -

Shpejt do të vendosen në secilën klasë kasafortat!

Si mësimdhënësit, ashtu edhe nxënësit kanë mirëpritur këtë nismë! 👏👏

Patjetër se ky hap ka ndikuar në uljen e shpërqëndrimit të nxënësëve!

Faleminderit prindërve për përkrahjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve të ndryshme të shkollës 👏