Kartolina që nuk u dërgua kurrë, kujtimi prekës për një mësuese që la gjurmë…

- Advertisement -

Një histori e vërtetë dhe prekëse: vajza e mësueses Teuta Lagja shkroi një kartolinë për mësuesen e saj të dashur, që nuk arriti kurrë te destinacioni, sepse ajo ndërroi jetë. Kujtimi i saj dhe dashuria për nxënësit mbeten të paharrueshme.

- paragrafi 1 -

Një kujtim të paharruar ka ndarë me publikun mësuesja Teuta Lagja, duke treguar historinë e një kartoline që mbeti pa adresë.

- Advertisement -

Më 7 mars 2018, vajza e saj i shkroi një kartolinë mësueses kujdestare, duke shtuar edhe rimë që ta bënte sa më të bukur. E futi në zarf, por nuk dinte ku ta dërgonte. Mësuesja e tyre e dashur, gjithmonë pranë nxënësve, kishte shkuar në Itali për t’u kuruar.

“Kartolina mbushi 7 vite pa u dërguar kurrë, por kujtimi i saj jeton,” shkruan mësuesja Teuta Lagja, duke nënvizuar se “një klasë humbi një mësuese që nuk e zëvendësoi askush”.

“Ishte 7 marsi i vitit 2018. Vajza ime i shkroi një kartolinë mësueses kujdestare, duke krijuar edhe një rimë që ta bënte sa më të bukur.

- Advertisement -

E futi në një zarf e donte ta niste, por ku?

Mësuesja e tyre e dashur dhe e ëmbël, që gjithmonë u kishte qëndruar pranë, ishte larguar në Itali.

Më vonë mësova se ajo ishte e sëmurë dhe po kurohej.

Në shkollën e saj, drejtori, që nuk përkulet kurrë, i mbushi sytë me lot tek fliste për të.

‘Nuk dëgjonte të kurohej pa mbaruar dëftesat e fëmijëve në kujdestari,’ – tha ai.

U tërhoq në Itali nga familjarët e ngushtë, pak më vonë, me shpresë për shërim, por ajo u kthye vetëm për të dhënë shpirt në tetor të 2018.

Me ikjen e saj, një klasë humbi një mësuese që nuk ua zëvendësoi askush. Të gjithë ndryshuan, dhe te të gjithë u la shenja e humbjes së saj.

Mbi varrin e saj të bardhë, sot qëndron një libër i hapur dhe një vazo me lule, ashtu si tavolina e saj e punës. Mësuese Aida nuk harrohet kollaj, edhe pse kartolina mbushi 7 vite pa u dërguar kurrë”.- ky është rrëfimi i plotë e prekës që na ka dërguar mësuesja Teuta Lagja.

Kjo padyshim është një histori që tregon dashurinë dhe respektin e fëmijëve dhe kolegëve për një mësuese që la gjurmë të pashlyeshme. Një kartolinë e papërfunduar bëhet simbol i kujtimit të saj dhe i emocioneve që mbeten në zemrat e atyre që e njihnin.

Lexuesit mund të shohin më poshtë dhe të lexojnë kartolinën e plotë të vajzës së mësueses Teuta Lagja, duke prekur kështu një nga momentet më të ndjera të edukimit dhe lidhjes mes nxënësit dhe mësuesit.

© Portali Shkollor –