Karakteristikat e një personi me IQ më të lartë se mesatarja

- Advertisement5 -

Po sikur t’ju themi që shkenca ka vërtetuar pikërisht të kundërtën?

- paragrafi 1 -

Herës tjetër që do të bëheni gati t’i tërhiqni vëmendjen dikujt pse është tepër i shpërndarë, i papërqendruar e rrëmujaxhi, mendohuni mirë sepse mund të jeni duke folur me një njeri që ka inteligjencë mbi mesataren!

- Advertisement - M1

Veç kësaj karakteristike, të zgjuarit vonë, ose të paktën të zgjuarit me shumë vështirësi herët në mëngjes, është shenjë e inteligjencës mbi mesatare. Kjo të paktën sipas disa studiuesve të universitetit të Madridit.

Studiuesit, për të nxjerrë përfundimet, i janë referuar përvojave me studentët e tyre.

Sipas vëzhgimeve, ata që shkonin për të fjetur vonë dhe zgjoheshin vonë, kishin logjikë dhe arsyetim më të mirë, mendime më të strukturuara. Por nuk përfundon me kaq!

- Advertisement - m2

Edhe kreativiteti, këtë herë i studiuar nga departamenti i psikologjisë së universitetit ‘Sacro Cuore’ të Milanos, është më i zhvilluar dhe ka interpretime më origjinale, kur një person shtyn disa herë alarmin e mëngjesit.

Në një studim tjetër ku u shqyrtuan zakonet e 20,745 adoleshentëve rezultoi se ata që shkonin në shtrat pas mesnate dhe zgjoheshin në mëngjes rreth orës 8 kishin një IQ më të lartë se ata që shkonin në shtrat rreth orës 23.40 dhe zgjoheshin në 7:20. /Psikologjia