E diel, 24 Nëntor, 2024

Kaq do të rriten pagat nëse ndryshon shkalla tatimore

- Advertisement1-

Me ndryshimin që ka përmendur Qeveria Kurti për t’ia bërë tatimit në paga, të gjitha pagat në vend, sektorin privat a publik, do të shënojnë rritje të lehtë.

Sipas propozimit, një ndryshim në shkallët tatimore do të bënte që secila pagë të rritej prej 6.8 euro.

- Advertisement -

Aktualisht, pagat tatohen sipas shkallëve tatimore nga 0 deri në 10 për qind për punën primare, ndërsa për ato sekondare mbi 10 për qind.

Pos kontributit pensional, pesë për qind nga i punësuari dhe pesë nga punëdhënësi, secili punëtor kontribuon me tatim mbi pagë në shtet.

Si funksionon llogaritja e pagës me shkallët tatimore të deritashme.

Shembull:

Paga bruto: 300 euro

Kontributi pensional: 5% punëtori (15 euro) dhe 5% punëdhënësi (15 euro)

- Advertisement -rrrrrrr

Paga që tatohet: 300-15 (kontributi i punëtorit) = 285 euro

Shkallët tatimore aktuale në Kosovë:

Paga prej 0 – 80 euro (0 për qind tatim) = 0 euro

Paga prej 80 – 250 euro (4 për qind tatim) = 6.8 euro

Paga prej 250 – 450 euro (8 për qind tatim) = 2.8 euro (285-250=35; 8 për qind e 35 euro=2.8 euro)

Gjithsej tatimi për pagë bruto 300 euro: 0 + 6.8 + 2.8 = 9.6 euro

Paga neto: 300-15 (kontributi pensional) – 9.6 euro (tatim) = 275.4 euro

Ndërkaq me propozimin e ri, shkalla tatimore ndryshon dhe ajo e dyta, prej 4 për qind hiqet. Pra, çdo punëtor do të paguajë 6.8 euro më pak tatim për pagë. Në rastin me 300 euro pagë bruto, paga neto do të ishte 282.2 euro.

Këtu mund të llogarisnin pagën tuaj nga bruto në neto dhe të kundërtën. Me përllogaritjen e re, nëse miratohet ndryshimi, eliminojeni tatimin prej 6.8 euro.

Të martën, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, teksa prezantuan ndihmën prej 100 eurosh për prill për secilin punëtor, pensionist dhe student në vend, njoftuan se sot (të mërkurën) në Qeveri në rendin e ditës në mbledhje do të jetë projektligji për pagën minimale. Të dy njoftuan edhe për propozimin për ndryshimin e shkallës tatimore. Ministri i Financave bëri thirrje që “pas rritjes që ua bën shteti pagave, të shfrytëzojnë rastin edhe punëdhënësit privatë që të rrisin pagat”.

Qeveria miratoi sot që paga minimale të rritet në 250 euro.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop