Kaq do të jetë koeficienti i drejtorit dhe zv.drejtorit të shkollave fillore me Ligjin e ri të Pagave

- Advertisement -

Sot në mbledhjen e 109 të Qeverisë së Kosovës është miratuar Ligji i ri i Pagave në Sektorin Publik, si dhe ai për Zyrtarët Publik.

- paragrafi 1 -

Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Drejtorët e shkollave fillore  janë llogaritur me koeficient 6.2, kurse zëvendësdrejtorët me koeficientit 6.0.

Pas miratimit në Qeverinë e Kosovës, ky Projektligj i Pagave pritet që së shpejti të dërgohet edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës./Reporteri.net/