E enjte, 13 Shkurt, 2025

“Kapja” e universiteteve publike nga Vetëvendosja, Nagavci mohon ndërhyrjet politike

- Advertisement1-

Ministrja e MASHTI-it, Arbërie Nagavci ka mohuar në Prime Time, ndërhyrjet në universitete publike nga partia në pushtet, Vetëvendosje.

Nagavci tha se ndryshimet në organet drejtuese të Senatit dhe Këshillit Drejtues të tij, e pengojnë ndërhyrjen e interesave të ngushta.

- Advertisement -

“Ligji për Arsimin e Lartë është votuar në Qeveri. Ne e kemi finalizuar, tash ky Ligj është përcjellur në Kuvend, dhe përmes dy leximeve deputetetët të japin kontributin e tyre. Ne kemi reflektuar në ato që besojmë që cojnë në përmirësimin e sistemit. Janë disa pika të rëndësishme. Ka disa ndryshime në organet udhëheqëse në institucionet e arsimit të lartë, psh në Senat në Këshillin Drejtues, ku ka një balancim dhe përfaqësim të tillë që e pengon ndërhyrjen e interesave më të ngushta. I kemi kushtuar kujdes integritetit të akademik. Është vazhduar tutje, në raport të buxhetimit të institucioneve të arsimit të lartë publik, në bazë të vlerësimit të performancës. Kjo nuk është zbatuar asnjëherë”, tha ministrja, Nagavci./Gazeta10

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet profesoresha Tahire Abazi nga Ferizaj

Është pensionuar profesoresha Tahire Abazi, shkruan AlbanianEducation.net. Ajo ka qenë profesoreshë në shkollën e Mesme...

Nga Evans Drishti: Fenomeni i bullizimit kërkon me emergjencë një ligjvënie të fortë në ambientet shkollore

Shkrimi i Evans Drishtit “Kërkesa e llogarisë duhet ta mundë heshtjen” ngre alarmin për bullizmin...

Nga Mimoza Rexhvelaj: Punoj mësuese prej 20 vitesh në arsim, asnjëherë nuk e kam lejuar bullizmin

Punoj mësuese prej 20 vitesh në arsim me pozicione pune të ndryshme si; inspektore,...

Pensionohet mësuesja Aferdita Komoni nga Gjakova

Është pensionuar mësuesja Aferdita Komoni e cila së fundmi ka mbajtur pozitën e bibliotekistes...