E martë, 21 Janar, 2025

“Kaos me libra, dorëheqja nuk mjafton”

- Advertisement1-

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami ka numëruar siç i ka quajtur ajo dështimet lidhur me procesin e blerjes së librave shkollor nga vet prindërit.

Ajo ka shkruar në Facebook se e-𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 jashtë funksioni, kurse, disa prindër i kanë llogaritë bankare të bllokuara.

- Advertisement -

“Çmimi i librave ende nuk dihet, prindërit ende nuk e dinë se me çfarë librave do të punojnë mësimdhënësit, prindërit nesër kur të shkojnë në librari nuk do t’i gjejnë të gjitha librat, sepse shtëpitë botuese ende nuk e kanë idenë e kërkesës, disa komuna s’kanë librari fare dhe prindërit do të detyrohen të lënë punën e të udhëtojnë për t’i blerë librat dhe atë sigurt jo vetëm njëherë, siç u konfirmua krejt kjo padituri buxhetit do t’i kushtoj me miliona euro më shumë e fëmijëve do t’iu kushtoj me mijëra orë të humbura, dështim total, kaos e çka jo tjetër. Dorëheqja nuk mjafton”, ka shkruar ajo.

Përndryshe, sot ka nisur procesi i aplikimit të prindërve për shumën që Ministria e Arsimit do t’ia transferojë në llogaritë e tyre për blerjen e libra për nxënësit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

E rrezikshme: Disa nxënës rrezikojnë jetën e tyre që të marrin borë nga terasa e shkollës

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Musa...

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...