Kaos brenda klasëve: Publikohet video nga sulmi në një shkollë në Graz të Austrisë

- Advertisement -

Në qytetin Graz të Austrisë, sot rreth orës 10 të mëngjesit ka ndodhur një të shtënë në shkollën e mesme BORG Dreierschützengasse.

- paragrafi 1 -

Sipas informacionit të deritanishëm, kanë humbur jetën disa nxënës, një person i rritur dhe sulmuesi.

- Advertisement -

Sulmuesi dyshohet të ketë qenë një nxënës i kësaj shkolle, i cili më parë kishte pretenduar se ishte viktimë e ngacmimeve në shkollë.

 

Gazeta Kronen Zeitung raporton se sulmuesi ka qëlluar në dy klasa dhe më pas është gjetur i vdekur në një nga tualetet, gjë që është konfirmuar edhe zyrtarisht nga kryetarja e bashkisë, Elke Kahr.

- Advertisement -

Në internet ka qarkulluar një video ku dëgjohet të shtënat në oborrin e shkollës, si dhe kaosi që ka ndodhur brenda klasave të shkollës.